• |
ide | kryesore

Vuçiç në vështirësi, Kosova nesër paraqet kërkesën për anëtarësimin në Këshillin e Europës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ka shkuar mirë vizita e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel ku ka marrë dy lajme aspak të favorshme ndaj tij.

Në Bruksel ai është njohur me faktin se Ministrja e Jashtme e Kosovës e Punëve të Jashtme të Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Donika Gervalla Schwartz, do të paraqesë nesër kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. 

Mediat serbe shkruajnë se lidhur me këtë zhvillim të ri Vuçiç do të mbledhë Këshillin e Sigurisë menjëherë sapo të kthehet në Beograd.

Një tjetër lajm i keq është se tani e tutje, në takimet me temën e politikës evropiane të sigurisë do të mund të marrin pjesë vetëm ato shtete të Ballkanit Perëndimor që vendosën sanksione ndaj Rusisë.

Presidenti Vuçiç do të marrë pjesë edhe në darkën e organizuar nga kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, për gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Vuçiç është në një vizitë një ditore në Mbretërinë e Belgjikës dhe me atë rast është takuar me komisionerin e BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, në Bruksel.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *