• |
ide | kryesore

OKB merr sot vendimin mbi një hetim zyrtar për krimet në Ukrainë: Shkalla e vrasjeve tronditëse

-Instant, Arkiva, Planet



Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka thënë se një mijë trupa janë gjetur në zonën e kryeqytetit ukrainas Kiev në javët e fundit, duke shtuar se shumë nga shkeljet që po verifikon që nga pushtimi rus mund të përbëjnë krime lufte.

“Shkalla e vrasjeve të paligjshme, duke përfshirë indikacionet e ekzekutimeve të shkurtra në zonat në veri të Kievit, është tronditëse,” i tha Michelle Bachelet Këshillit të të Drejtave të Njeriut me qendër në Gjenevë përmes një video mesazhi.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të vendosë sot nëse do t’i ngarkojë hetuesit me një hetim zyrtar mbi ngjarjet që ndodhën në Kiev dhe rajone të tjera në shkurt dhe mars, raportin The Gardian.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *