• |
ide | kryesore

‘A ndieni presion nga politika?’/ Drejtuesi i SPAK: Prokurorët e dinë kë të hetojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka paraqitur para Këshillit të Lartë të Prokurorisë raportin vjetor të SPAK për vitin 2021. Përpara KLP-së, u pyet nëse institucioni që ai drejton ndihet nën presion nga retorika politike e ditëve të fundit. Ai tha se të gjithë prokurorët dhe BKH janë të ndërgjegjshëm që punojnë në institucionin më të rëndësishëm dhe që pa diskutim do ketë opinione dhe presione.

“Dua të them të gjithë prokurorët dhe BKH janë të ndërgjegjshëm që punojnë në institucionin më të rëndësishëm. Pa diskutim do të ketë opinione, do të ketë presione. Janë jashtë nesh të gjitha. E rëndësishme për ne është të jemi korrekt me zbatimin e ligjit. Kemi bërë një mbledhje. I kam thënë gjithë trupës: vazhdoni punën, vlerësoni provat”, tha Kraja.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një konferencë për shtyp kryeministri Edi Rama foli për Reformën në Drejtësi, duke ritheksuar se duhet të hetohen politikanët dhe prokurorët e korruptuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *