• |
ide | kryesore

Agron Shehaj denoncon Gjiknurin: E di e gjithë Vlora, djali i xhaxhait tënd do ndërtojë në Butrint

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shehaj



Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka shënjestruar të afërmit e Damian Gjiknurit, të cilët sipas tij po grabisin pronat publike.

Shehaj ka vijuar sërish me akuzat, duke shtuar se kompania e kushëririt të Gjiknurit është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

“Një ditë më parë mësuam se të afërmit e një zyrtari të lartë të PS janë shpallur investitor strategjik, bëhet fjalë për kushërinjtë e Damian Gjiknurit. Ky i fundit tha se pronari i kompanisë që ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk është djali i xhaxhait të tij, por është fakt se në Vlorë të gjithë e njohin pronarin e kompanisë strategjike “Andi” si djalin e xhaxhait të Gjiknurit”, u shpreh Agron Shehaj.

Deputeti i kërkoi Gjiknurit të japë sqarime lidhur me këtë çështje, si dhe akuzoi Ramën se po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij.

“I bëj thirrje Gjiknurit të sqarojë parlamentin dhe opinionin publik për këtë lidhje familjare. Edi Rama po e përdor ligjin e investimeve publike për të pasuruar bashkëpunëtoret e tij. Kemi të bëjmë me një aferë më të rëndë. Ky rast është akoma më i rëndë sepse qeveria zvogëloi muaj më parë parkun e Burtintit, duke nxjerrë 800 ha nga zona e mbrojtur dhe do të ndërtohet resorti i kushërinjve të Gjiknurit,”,-shtoi më tej ai.
Sipas denoncimit të deputetit të PD-së, rreth 800 hektarë janë nxjerrë nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit, ku një pjesë e saj do përdoret për ndërtimin e një resorti.

“Do shkatërrojnë parkun kombëtar për të ndërtuar resortin e tyre. Ky është një aktivitet i strukturuar kur shteti vihet në funksion të një qëllimi. Përvetësimin e aseteve publike nga qeveritarët ne pushtet”, përfundoi deputeti.



3 Comments

  1. Eshte e kot te merresh me emra te perveçem kur te gjithe keta mavite jane si fara e hiskllit . ketyre ju duhet shuar fara qe ne te ecim perpara , Sa kohe qe keta jane ne pushtet varferia dhe padrejtesia ne kete vend do lulesoje si nje bahçe me trendafila ne lendinat hollandeze . Keta jane çibane qe duhen shkulur me gjithe rrenje se ndryshe aty i ke ne jete te jeteve .

  2. Agron. Me llafet e mehalles, dhe plakave te pallatit. Saliu jot do ish denuar 100 her ne litar.
    Behu serioz, dhe deklaroi ato qe di, atje ku duhet. Te tjerat jan llogje kavaje.

    1. Lloqe nuk jane te jesh i sigurt . Te duket ai humoristi i portokallize gje investitor strategjik ty ? Mendon se me portokalline mund te kete bere dhjetra miion euro ? Dhe vete Agroni me mbi 30 milion euro te deklaruara do ta pysete bythen mire kur te investonte . Kjo eshte nje menyre per te lare parate e droge . Por kur kete larje e bene politika athere behet shume e rrezikshme sepse politika e perzier me mafie behet nje qenie e pashpirt dhe nuk ka burr none me e heq nga pushteti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *