• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr foton e Ramës: Mes padronit supergrata dhe vëllait nongrata

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Rama në Bruksel në mes të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik të shpallur non grata nga SHBA. Berisha bën ironi dhe thotë se Rama ndodhet “si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!”

Berisha thotë se pretendimi i Rames se paraqitja e rezolutes për gjenocidin në Srebrenicë ishte e papritur “eshte nje genjeshter e denje vetem per ate”.

“Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare. Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes” – shkruan Berisha.

“Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine” – e mbyll Berisha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. dihet qe ti o malok vucidoli je agjent i serbeve prandaj dhe theve embargon e naftes dhe u takove me Milloshevicin per te shkaterruar ushtrine shqiptare keshtu qe nuk po na cudit karin me keto qe thua

  2. Nese Dodik ” non grata” darkon me BE ne Bruksel, a jane serioze kercenimet se po zgjodhet Berishen “do hani bar” apo do te prishen marredheniet me Perendimin?!

    Sigurisht qe eshte thjesht presion e shantazh, ndaj duhet shperfillur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *