• |
ide | kryesore

Berisha për masakrën e Srebrenicës: Dënojmë barbarinë e treguar ndaj boshnjakëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në nisje të seancës plenare në Kuvend duke treguar synimet që ka nisma për rezolutën e kërkuar për dënimin e genocidit serb në Srebrenicë.

“Kjo seancë shënon një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por dhe për shoqërinë e kombin shqiptar.

Nisma e deputetëve të grupit të PD, për të dënuar genocidin serb në Bosnje është një nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës në tërësi burra e djem të besimit musliman, boshnjak, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie të madhe pas Luftës së dytë Botërore.

Synim të shprehë solidaritetin me boshnjakët, viktima të kësaj barbarie, ka synim të dënojë një akt të pashembullt nga përfundimi i luftës së dytë botërore deri sot”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *