• |
ide | kryesore

FOTO/ “Lamtumirë Juventus”: Chiellini njofton largimin, fundi i një historie monumentale

-Instant, Sport



Giorgio Chiellini ka njoftuar largimin nga Juventus në fund të sezonit aktual. Mbrojtësi 37 vjecar, në përfundim të finales së Kupës së Italisë, të humbur 2-4 pas kohëve shtesë përballë Inter, ka bërë të ditur vendimin e tij, që në këtë mënyrë i jep fund një historie monumentale të nisur te Livorno e Fiorentina, përpara se të ndalojë në bardhezi e në triumfe të jashtëzakonshme: e fundit Euro 2020 me Italinë.

“Unë do t’i hap rrugën të rinjve, vitin e ardhshëm nuk do të jem këtu, të hënën do t’i them lamtumirë stadiumit tim dhe ajo në Firence do të jetë ndeshja e fundit – ishin fjalët e mbrojtësit pas zhgënjimit të Olimpicos. I them mirupafshim me gëzim kësaj skuadre, për të cilën do të jem gjithmonë tifozi më i madh, sepse Juve mbetet brenda teje”.

E klubi ka respektuar kampionin e një mijë betejave, me të cilin ka fituar 9 titull kampion, përmes një postimi në Twitter. Foto e mbrojtësit, i cili në fund të finales së Kupës së Italisë lajmëroi lamtumirën nga fanella bardhezi, shfaqet në profilin zyrtar të klubit, që e ka komentuar imazhin me zemër të kuqe.

RRUGËTIMI FOTOGRAFIK I CHIELLINIT







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *