• |
ide | kryesore

Genocidi në Srebrenicë, një sqarim për rrëzimin e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Boiken Abazi

Rezoluta e propozuar nga një grup deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë “Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë Hercegovinë” u rrëzua sot me shumicë votash dhe krijoi një situatë që mund të ketë nevojë për disa sqarime:

1. Rezoluta të ngjashme janë miratuar vitin e kaluar edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Malit të Zi. Ndërkohë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka kaluar një rezolutë të tillë që në vitin 2010, në përputhje edhe me Rezolutën e Parlamentit Evropian për këtë çështje. Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2005 edhe Kongresi dhe Senati në ShBA ka miratuar një rezolutë që krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë dhe në përgjithësi në Bosnjë Hercegovinë i njeh si gjenocid dhe i dënon ato.

2. Fakti që organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku bën pjesë Shqipëria kanë kaluar rezoluta që e dënojnë gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë, nuk mund të shërbejë si argument që Shqipëria mos të miratojë një rezolutë të tillë në Kuvend. Asambleja e Përgjithme e OKB-së ka kaluar rezoluta që e njohin dhe e dënojnë si gjenocid atë që ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë, por kjo nuk e ka ndalur ShBA-në të miratojë një rezolutë të posaçme për këtë çështje.

3. Vitin e kaluar në Bosnjë Hercegovinë u ndalua me ligj mohimi i gjenocidit që ka ndodhur në Srebrenicë. Ky akt u çua përpara pasi Serbia, Rusia, dhe “Republika Srpska” (brenda Bosnjë Hercegovinës) kanë qenë aktive në nivel rajonal dhe më gjerë në organizata ndërkombëtare në mohimin e gjenocidit që ka ndodhur në Bosnjë. Rusia ka përdorur edhe veton në Këshill të Sigurimit të OKB-së për të rrezuar një draft rezolutë në lidhje me gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë.

4. Ata që e rrëzuan sot draft rezolutën në Kuvendin e Shqipërisë me argumentin se dy prej deputetëve propozues kanë thyer embargon e naftës të asaj kohe, duke kontribuar në këtë gjenocid, nuk shpjeguan nëse do kalojnë apo jo një tjetër rezolutë për këtë çështje në Kuvend. U deklarua se në datën 11 korrik do të mbahet një seancë përkujtimore në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të ketë edhe 1 minutë heshtje për këtë çështje. Mirëpo, nëse në datën 11 korrik Kuvendi i Shqipërisë nuk kalon një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin e forcave serbe në Bosnjë Herzegovinë, duke dënuar edhe mohimin e gjenocidit, atëherë Kuvendi i Shqipërisë do përfundonte duke ndjekur një linjë që i shkon për shtat mohimit të këtij gjenocidi nga ana e Serbisë, “Republika Srpska” dhe Rusisë.



7 Comments

  1. O Boiken, ketu nuk jane denuar krimet e komunizmit ne Shqiperi ku jane vrare pa gjyq , jane
    tortuaruar e masakruar, jane internuar e burgosur me mijera e mijera njerez krejtesisht te
    pafajshem dhe per kete Partia Socialiste as nuk ka belbezuar nje ndjese publike, nuk ka
    kerkuar njehere falje, nuk ka shfaqur as nje shenje pendese, perkundrazi autoret dhe bijte e tyre
    jane reabilituar dhe sot kane pozita kyce ne qeverisjen e vendit bile edhe ne drejtesine e re.
    Para se te denojme krimet ne Serbrenice duhet te denojme krimet ne Serbrenicat tona qe
    per fat te keq gjenden ne te kater anet e Shqiperise dhe te kryera jo nga serbet por nga
    parardhesit e ketyre qe sot ngriten duart kunder rezolutes per Serbrenicen. Mjafton sa per
    ilustrim vdekjen e 300 femijve ne kampin e shfarosjes ne Tepelene dhe mbytjen e trupave
    te tyre ne ujrat e Vjoses.

  2. Rilindja duhet shpallur “sekt” i jashteligjshem. Kjo nuk eshte parti por zgjatim i partise se Vucicit ne Serbi, dega e saj ne Shqiperi.

  3. Nuk pjerdh Rama nga kto muhabete.Ai vazhdo me tall koqet me shefat e ktyre qi shkrujn komente Rama ik,ik,ik

  4. Ju lutem mos e komentoni me kete qe ka ndodhur ne Parlamentin shqiptar.
    Per mendimin tim ata qe e bene ate sakrament ne sy te botes jane llumi ku mund te rriten vetem kallamet e mocalit.

    Mos harroni ju o te pafytyre se ju ne fakt po i nderoni viktimat e Sebrenices e te Kosoves me mosnjohjen e gjenocidit gjate lufte se fundit Ballkanike. Ato viktima nuk ja kane kujt borxh te mbajne mbi vete qelbesirllekun tuaj.

    Kuqalashet Shqiptare e treguan veten gjate luftes se dyte boterore si edhe pas saj e deri ne ditet tona dhe per keto masakra fizike e shpirterore qe ju i keni kryer ndaj popullit Shqiptar kudo ku ata jetojne nuk ja u ka fajin askush. Ju jeni thjesht kanceri i popullit Shqiptar.

  5. Serbenica do mbetet nje turp i madh per Europen!Me sa di une Parlamenti Serb e ka denuar vrasjet ne Serbenice, dy President te Serbise kane kerkuar falje, Sali Berisha e te tjeret luajne per interesat e tyre politike farsen e denimit te genocidit ose masakres se Serbenices duke u treguar ma fanatik se Papa. Sharlatan politik qe per qellimet e tyre peverse se kane per gje te luajne me vrasjet e mijra njerzeve te pafajshem. Njerez te ndyre qe luajne me akte kaq te renda njerzore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *