• |
ide | kryesore

I vodhën FIAT-in, Spalletti i padëshiruar në Napoli: “Ta kthejmë makinën, vetëm ik”

-Instant, Sport



Tetorin e kaluar disa hajdutë i vodhën makinën Luciano Spallettit, në parkingun e hotelit që trajneri përdor si shtëpi në Napoli, e tani autorët e dyshuar të vjedhjes kthehen protagonistë me një mesazh befasues të postuar në sheshin para Stadiumit Maradona: “16-10-21: Spalletti, do të ta kthejmë Pandën… Mjafton që të ikësh!”. Në thelb të këtij mesazhi, është se një pjesë e mbështetësve napoletanë e fton trajnerin të largohet nga skuadra, pavarësisht një sezoni që gjithsesi çoi në kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ashtu si kërkonte shoqëria.

Pankarta e shpalosur para stadiumit ndërhyn në një moment tensioni mes mbështetësve napoletanë, vetëm të kujtohet parrulla tjetër e shfaqur të hënën (35 vjetori i kampionatit të parë të Napolit): “10 maj 1987: 35 vjet më parë, burra të tjerë, të tjera vlera. Në m**in aktual ruajmë vetëm ngjyrat”. Vendi i tretë nuk mjafton, kështu që shansi i humbur për të fituar kampionatin në fund të sezonit është ende një plagë e hapur në qytet.

E ardhmja e Spallettit mbetet për t’u deshifruar, në këtë pikë. De Laurentiis, pavarësisht ngacmimeve të ndryshme, e sheh në qendër të projektit edhe për sezonin e ardhshëm dhe vetë trajneri është treguar i gatshëm për të qëndruar. Tani duhet kuptuar nëse kjo parrullë do të çojë në reflektime të reja, nga të dyja anët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *