• |
ide | kryesore

Ibsen Elezi sulmon Berishën për garën e kryetarit të PD: Po përpiqen të shkatërrojnë procesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi ka kërkuar nga Komisioni të kryejë të gjitha procedurat e rregullta.

Në fjalën e tij për mediat, Elezi tha se ish kryeministri Sali Berisha është duke bërë lojëra fjalësh, pasi fillimisht kishte premtuar zgjedhjen nëpërmjet primareve, ndërsa tani pretendon se një deklaratë e tillë është bërë në kuadër të zgjedhjes së presidentit të ri.

“Sali Berisha nuk vepron dot me pseudo demokraci sy për sy pas 30 vjetëve. Kjo është shumë e rëndë. Komisioni duhet të kryejë të gjitha procedurat, duhet të më njoftojë dhe të marrë në konsideratë debatin.

Pasi Berisha ka premtuar për shtatë muaj zgjedhjen me primare për kryetarët, tani del dhe thotë e kisha për presidentin. Pse kaq i varfër është zoti Berisha në fjalor? Kur thua kryetarët, deputetët nënkuptojnë kryetarin e parisë së vet, kryetarin e madh, kryetarët e bashkive. Kjo nuk mund të mbetet në kuadrin e lojës së fjalëve. Këto po përpiqen që të shkatërrojnë procesin. Pas 2023 edhe këto do të ikin si Lulzim Basha. Njerëzit nuk hoqën një Lul për të sjellë një Lul tjetër”, tha ai.



9 Comments

  1. “Demokratet” e kan ngren turpin me buke.
    Kan mbyllur syt dhe veshet.
    Dhe bejn sikur nuk u ka ndodh gjema ne shtepi.
    Cdo gje shkon vaj, jemi mire, ecim perpara. S ka ndodh asgje, eshte vetem nje ender e keqe.
    Non grata eshte dicka kot, nuk na prish ndonje pune. Do i thyejm turinjt rames tani qe jemi te ndar dhe te dhjer.
    Parrulla…
    KUR JEMI TE NDARE, JEMI ME TE FORT.
    Lume si ne.

  2. Ibsen , me gjithe respektin per ty sot nuk eshte koha qe kerkosh perfeksionin . Mos kerko pastertine e shtepise mbas nje shundje te forte termeti . Jeni shume te vonuar ne veprime konkrete . Sot eshte koha qe ti jepet fund kesaj zallamahie nje vjeçare , te bashkoheni dhe te hidheni menjehere ne veprim .

    1. Respekt per komentin tend,Arb!
      Edhe pse une e shoh ndryshe. Ju e krahasoni me nje shtepi te shkundur nga termeti. Une e shoh si nje organizem,qe nuk I ka vleresuar simptomat e semundjes. Hajt se nje rrufe e lehte eshte,derisa degradon ne pneumoni te rende! Si reagon nje mjek me nje pacient ne gjendje akute?! I ferkon ballin? I jep leng frutash? Apo aplikon terapine adekuate? Antibiotike ne fillim. Te pastrohet vatra dhe pastaj rehabilitimi me nga pak serum e ushqim…

  3. Ibsen të heq kapelen për guximin që tregon ndaj gabimeve të doktorit. Fatkeqësisht ai ka ngelur akoma në mentalitetin e tij bajraktaror.

    Megjithatë mendoj se duhet disi më shumë diplomaci në situata të ngjashme. E thënë kjo, uroj që një ditë të bëhesh ti kryetar i PD. Vetem pak më tolerant.

    1. Respekt.. Per demokratet e vertet, dhe mendje hapur.
      Neveri per militantet, qe ndiekin te shkuaren.

    2. Problemi eshte se cfare eshte kthyer norme sjellje ne shoqerine shqiptare!
      Nese norme eshte kthyer nenshtrimi dhe konformizmi,atehere,ok,Ibseni mund te duket alien.Ai po thote se norme duhet te kthehet bebati,ballafaqimi. Ai e di se eshte edhe ky opsioni tjeter.Nuk eshte naiv.Por kete theqafje te PD-se kush e solli,lepirja pas “shefit te madh”, apo debati?!
      Nje pyetje(hipotetike) – C’do ndodhte,nese Ibsenin do e kishin perkrahur qe nje vit me pare,keta qe u “iluminuan”si me magji pas 9 shtatorit?! Si do kishin rrjedhur ngjarjet?!…

  4. Nese eshte e vertete ibseni ka te drejte, u premtuan primare dhe mbi te gjitha transparence, vetem vertetesia mund ta sjelle pd-n ne pushtet

  5. Ik ore i degraduar, ju jeni ne opozit me vete veten e ju me me koleget tuaj, thon se je bixhos xhi, kur keni len postin e kr/Qarkut, Kukes ke vjedhur dhe karriget e zyres prandej je njeri i degraduar, e shet veten si anti komunist por kur ke cen ne Kukes ne drjt/ arsimore ke mbajtur ne poste drejtuese lloj lloj prostitutash dhe Socialiste te thekura, ju nuk duhet te jeni ne asnje rasst ne PD por dhe ne asnje detyr shteterore pasi moralin e keni zero. Ju jeni karreristi me i pa par ne vendin ton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *