• |
ide | kryesore

Monika Liu në Eurovision me të njëjtën veshje: Ai që më pëlqeu ishte i shtrenjtë

-Instant, Paparazzi, Slider



Monika Liu tregoi më parë se do të veshë të njëjtin fustan edhe në Eurovision 2022, me të cilin u shfaq në konkursin “Pabandom is naujo” në Lituani.

Të paktën një element i inskenimit të Lituanisë për Eurovision Song Contest do të mbetet i njëjtë me finalen kombëtare, me Liun që tha se do të paraqitet me të njëjtën dukje. “Po mendoja një fustan tjetër, por para së gjithash ai që më pëlqeu ishte shumë i shtrenjtë. Dhe përveç kësaj, kuptova se fustani i veshur në përzgjedhje është thjesht shumë i përshtatshëm dhe tashmë është bërë pjesë e pandashme e spektaklit”, u shpreh artistja për LRT.

Përfaqësuesja lituaneze nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër të performancës përpara provave, duke vendosur të presë deri në publikimin e klipit të parë për të diskutuar në detaje performancën e saj.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *