• |
ide | kryesore

Në Angli janë të sigurtë: Juventus në avantazh për Pogba, ofertë prej 9 milionë euro në sezon

-Instant, Sport



Me lamtumirën e Chiellinit dhe Dybalas, Juventus është në kërkim të një lideri të ri, i cili sipas Mirror do të jetë Paul Pogba. Klubi i Juventusit ka dorëzuar një ofertë prej 9 milionë euro në vit plus bonuse për mesfushorin francez, i cili do të mbërrinte në Torino me parametër zero në qershor, pasi kontrata e tij me Manchester United të skadojë. Juve, shpjegon tabloidi anglez, beson se sforco ekonomike do ta bindë ‘Oktapodin’ të pranojë dhe të kthehet te bardhezinjtë gjashtë vjet pas shitjes që e çoi atë te Djajtë e Kuq.

Pogba ka marrë një ofertë edhe nga Paris Saint-Germain dhe, ndërkohë, pret një lëvizje edhe nga Real Madrid. Nga ana tjetër, propozimi i City është refuzuar menjëherë: 29-vjeçari nuk dëshiron të “tradhtojë” tifozët e United dhe në çdo rast do të donte të rifillonte në një tjetër kampionat pas viteve të vështira në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *