• |
ide | kryesore

Pas finales së Kupës, Steven Zhang do edhe titullin: “Jam i rrethuar nga kampionë. Nuk ka mbaruar këtu”

-Instant, Sport



Steven Zhang festoi triumfin në Kupën e Italisë të arritur nga Interi kundër Juventusit duke shpallur ambicjet e tij: si në luftën për titulli, ashtu edhe në të ardhmen e klubit. Optimizmi i madh i presidentit të zikaltërve u zbulua tashmë para kamerave të Mediaset: “Ndihem i nderuar që mund të punoj me një grup të tillë njerëzish. Kjo kupë do të mbetet në historinë e klubit, por sezoni nuk ka përfunduar ende: duhet të përpiqemi deri në fund, për të fituar titullin, kam shumë besim”.

Koncept i rikonfirmuar edhe në një postim social: “Një nder të jesh i rrethuar nga kampionë, si brenda dhe jashtë fushës. E ne do të vazhdojmë, nuk ka mbaruar ende”. Një mesazh që ndoshta shkon përtej ritmit të fundit të sezonit: pas ndeshjes Zhang përsëriti se “objektivi është të qëndrojmë në këtë nivel edhe në sezonet e ardhshme”. Dy trofe (duke llogaritur Superkupën e Italisë në janar) që ndjekin titullin e sezonit të kaluar dhe një kampionat ende për t’u luajtur: presidenti zikaltër duket se e sheh Interin në duart e Suning për një kohë të gjatë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *