• |
ide | kryesore

Plagosje me thikë në Kavajë

Arkiva



Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur  me thikë mesditën e sotme në Kavajë. Sipas policisë, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç. I plagosuri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur rrethorës 12:15 në lagjen nr.13. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *