• |
ide | kryesore

Porosi, këshilla, dhe përgëzime/ Çfarë u diskutua sot mes Arben Krajës dhe KLP-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet një pjesë e diskutimit që ka pasur sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021.

Nga diskutimi veçohet interesimi i KLP nëse SPAK ndihet e kërcënuar apo nën presion nga politika.

Arben Kraja tregon se ka pasur bashkëpunim perfekt me organet e tjera ligjzbatuese, gjithashtu kreu i KLP flet me nota pozitive ndaj punës së SPAK për vitin 2021, një qëndrim kontrovers ky referuar ankesave nga elementë të ndryshëm të opinionit publik, politikës dhe aktivistëve ndaj veprimeve apo mos veprimeve të SPAK.

Diskutimet: 

Arben Kraja: Na kanë ardhur mbi 756 kërkesa nga qytetarët. Është shtuar ndjeshëm numri për informacion nga strukturat shtetërore si KPK, KLP, KLGJ për çdo verifikim, si DHE nga komisioni i jashtëm i verifikimit për policinë mbi 824 gjatë 2021). Gjatë këtij viti kishim objektiv forcimin e bashkëpunimit sepse lufta e krimit të organizuar DHE korrupsionit nuk bëhet vetëm, ndaj kemi patur prioritet bashkepunimin me policinë e shtetit , me agjensinë e mbikëqyrjes policore me shish dhe KLSH me të cilët kemi pasur bashkëpunim perfekt.

Arben Kraja: Kemi pasur kontakte me shtetet e BE që kanë oficerë në vendin tonë dhe kjo na ka lehtësuar, kemi vazhduar kontaktet me shtetet qe lidhim lidhur marrëveshje Eurojust, Interpol. Kemi lidhur marrëveshje me prokurorinë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kemi bashkepunuar me Antimafian dhe gjatë 2021 aplikuam skuadrat e përbashkëta hetimore duke qenë se grupet e drogës janë shtrirë kudo duke u vendosur edhe në vendet e origjinës

Kryetari i KLP Alfref Balla: Këto ditë retorikë politike ka diskutuar për ngadalësi për hetimin e dosjeve. A ndiheni të kërcënuar dhe nën presion? Pyetja e dytë çfarë ka qe nuk shkon mes BKH dhe SPAK?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

Bujar Sheshi: Për pjesën si paraqitet gjendja ne këtë fazë të BKH, a i kanë përmbushur ata detyrimet ligjore? A i kanë zbatuar me korrektësi detyrat për hetimin e çështjeve? A është ngritur dhe është funksional komisioni?

Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsolidojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji dhe shumë punë. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

Alfred Balla: Faktikisht ne jemi ankuar për të shtuar më shumë pretencat që ligjvënësit I kanë përcaktuar por ajo problematikë . Por ka një problematikë në këtë mes dhe pak kohë që të konsolidohet struktura dhe të shihen problematikat e të gjitha me radhë.

Ligji për 50 mije lekëshet u ndryshua tha se na mbytën me kallëzime, për 10 euro 5 euro, që e humbet sensin e punës. Bëmë diskutime bëmë debate dhe u ndryshua më pas ligji. Dhe ishte një dicka që në një farë mënyre na lehtësoi pak. Me shume jemi për zbatim ligji se për të ndryshuar ligjin

Tartar Bazaj: A e ndjeni veten krenar në këtë detyrë?

Arben Kraja: Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm. Veprojmë me ndershmëri me transparencë, sipas asaj që parashikon ligji dhe legjislacioni shqiptar, sepse jemi struktura të shtetit shqiptar. Jemi korrekt. Ne bashkëpunojmë padiskutim me të gjitha strukturat sepse e thash edhe në fillim vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihet suksese. Në këtë aspekt kemi bërë më të mirën e mundshme për të vendosur ura bashkëpunimi për të krijuar besueshmëri të institucionit.

Alfred Balla: Në emër të KLP dhe përsonalisht ju përgëzoj për punën, ju kërkoj të punoni drejt, së shpejti KLP do fillojë vlerësimin e të gjithë prokurorëve dhe së shpejti do jeni dhe ju si SPAK. Ndihma nga KLP dhe qeveria nuk ju ka munguar. Presim maksimumin prej jush. Bëni detyrën tuaj shpejt dhe mirë. Ne si këshill duke parë gjithë problematikën do vendosim një optimal për të plotësuar vakancat. Shqipëria pret shumë nga ju.

/Biseda e zbardhur nga gazetarja e Panoramës, Nikoleta Kovaçi. Përgatiti ©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Vini re cfare deklaron A. Kraja sipas lajmit tuaj; Porosi, keshilla, dhe pergezime/……

    Kemi pasur kontakte me shtetet e BE ……… Kemi lidhur marveshje me prokurorine e Kosoves dhe Maqedonise Veriut……..

    Ky eshte gjithe suksesi dhe veprimtaria e Arben Krajes nderkohe qe nuk permendet fare kontributi i SHBA.

    Natyrshem del pyetja; perse Arbeni kurre nuk permend Ameriken!?

    Konkluzioni; ai, pra Arben Kraja, eshte i komprmentuar ne krijimin e pasurise se tij dhe per me teper i viles Lasit ne ate pervetsim te truallit Bllokut te Ri Udheheqjes qe sic dihet mbas nje varg krimesh kulmon me vrasjen e nje nder pronareve te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *