• |
ide | kryesore

PS nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjen e kryetarëve brenda saj

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Socialiste ka nisur nga Shkodra fushatën e zgjedhjeve brenda radhëve të selisë rozë.

Të pranishëm në çeljen e kësaj fushate me asamblenë e qarkut të PS, kanë qenë deputet dhe drejtues të lartë të PS-së mes të cilëve sekretari organizativ Blendi Klosi, Anila Denaj, Lindita Nikolla, Etjen Xhafaj dhe drejtuesja politike e PS në Shkodër Edona Bilali.

Sekretari organizativ Blendi Klosi në fjalën e tij para mediave, u shpreh se ky është një proces dy mujor, ku në procesin final do të ketë një ballafaqim platformash.

I pyetur për kriteret, apo përjashtim e kandidatëve që kanë qenë më parë në poste drejtuese dhe figurës së dekriminalizimit, Klosi u shpreh se demikrinalizimi është një element kryesor.

I pyetur për Shkodrën, dhe për drejtoritë rajonale të cilat i janë larguar Shkodrës, Klosi u shpreh se qeveria nuk ka parë asnjëherë nëse një zonë voton majtas apo djathtas, por vëmendja e qeverisë është për investime publike, është një garë elektorale ku njerëzit gjykojnë individin, platformën elektorale apo elementë të tjerë, por ne dëshirojmë që në Shkodër të fitojmë këtë bashki si sot një vit.



16 Comments

  1. ka lezet pra.Te mos ankohen shkodranet qe nuk i kushton PS vemendje.ja ku nis fushaten e saj fiks ne qytetin e shkodres

  2. Aty ku eshte fushata me e veshtire aty shkon dhe nis fushaten ps.Kjo tregon qe ps ska frike sesa e veshtire eshte rruga perpara dhe tregon qe ka per te fituar kudo qe ta nisi

  3. PS po e nisin fushaten nga qyteti i Shkodres qe eshte nder me te veshtiret. Duket qarte qe jane nje parti qe ndermarrin gjithmone rreziqe

  4. Jam i sigurt qe do to fillojn nje proces demokratik dhe per tu marr shembull, e jo si partia demokratike qe spo din te dali me nga vorbulla ku eshte futur

  5. Shkodra njihet si nje nga qytetet qe partia socialiste e ka te veshtire te fitoje, por me punet e mira qe ka bere qeveria jam i bindur qe do ndryshojne mendim

  6. Shkodra eshte nje qytet i veshtire per PS. Ishalla po i thrrasin mendjes shkodranet e te shikojne kush punon e kush jo

  7. Ishallah po zgjidhni kanditatet e duhur qe i duhen ketij vendit ,te kete cte japi per kete vend te mendojn dhe per popullin jo per veten

  8. Shkodren sepse nese fitojne do bejne ndryshime dhe aty se ste len demokratet me e ndryshu duan te jene mrapa bote

  9. Ta bejme Shkodren si Librazhdin, me pllaka majolike:-p Ne c’duar te mbrapshta Ka Rene ky vend. Ju ceta e “rilindjes” sikterr nga Shkodra se nuk Jeni as te majte, As te djathte, Jeni pa identitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *