• |
ide | kryesore

Rikthimi i Allegri te Juventus një dështim “katastrofik”: sezoni i parë me zero tituj pas 11 vjetësh

-Instant, Sport
Allegri



Tani është zyrtare. Në shtëpinë e Juventus, rikthimi i Allegrit është një dështim pothuajse i plotë në të gjitha frontet. Me humbjen në finalen e Kupës së Italisë, bardhezinjtë mbyllin sezonin me zero tituj, duke shënuar vetëm objektivin minimal të vendit të katërt në kampionat. Një rezultat “katastrofik”, për të përdorur fjalët e vetë trajnerit të bardhezinjve gjatë prezantimit të ndeshjes së madhe të Olimpicos ndaj Interit. Dicka që nuk është parë në Torino prej më shumë se dhjetë vjetësh. Hera e fundit që Juventusi mbeti pa trofe ishte në fakt sezoni 2010/2011. Në atë kohë, Delneri ishte në stol dhe bardhezinjtë e mbyllën vitin në vendin e shtatë në renditjen e Serie A, duke mbetur gjithashtu në mënyrë sensacionale jashtë Europës.

Një “makth” që tifozët e Juventusit e kishin fshirë falë triumfeve të dekadës në vijim, por që tani rikthehet të nxitsë krahasimet me të shkuarën dhe dyshimet për punën e Allegrit në pankinën e Juventusit. Me llogari të bëra, në fund të fundit, vetëm vitin e kaluar Andrea Pirlo u shkarkua nga detyra pavarësisht sukseseve në Superkupë dhe Kupën e Italisë. Vendim që tani lë të hapur çdo skenar në Continassa, duke pasur parasysh rezultatet zhgënjyese të aventurës së dytë të Allegrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *