• |
ide | kryesore

Selena Gomez kërkon falje pas kritikave për Hailey Bieber

-Instant, Paparazzi, Slider



Selena Gomez ka kërkuar së fundmi falje pasi disa fansa e perceptuan një nga videot e saj në TikTok si tallje ndaj Hailey Bieber.

“Kjo është arsyeja pse unë besoj në kujdesin për shëndetin tuaj mendor,” tha këngëtarja e “Lose You to Love Me”, në përgjigje të kritikave, në postimin e publikuar në Twitter.

“Djema nuk e di se çfarë bëra, por më vjen vërtet keq. Nuk kisha asnjë qëllim të keq.Do fshihet së shpejti.”Më pas ajo çaktivizoi të gjitha komentet.

Të martën, Hailey postoi një seri videosh “Get Ready With Me” në TikTok.Vetëm disa orë më vonë, Gomez ndau një klip të rutinës së saj të kujdesit të lëkurës, por dukej se i rrotullonte sytë përgjatë tij, gjë që disa menduan se ishte një tallje ndaj modeles.

Ndjekësit vërshuan seksionin e komenteve të këngëtares, duke shkruar komente si, “Po më jep idenë e një performuese humbuse që gjithmonë arrin të shpëtojë duke mos mbajtur përgjegjësi për bullizimin ndaj femrave të tjera”.

Vetëm muajin e kaluar,Bieber përjetoi bullizëm nga fansat e Gomez, duke e shtyrë atë t’i lutej që “të më linin të qetë”.

“Ka kaluar mjaft kohë,” u shpreh ajo, duke iu referuar ndarjes së Justin dhe Selena.

“Unë jam duke u marrë me biznesin tim. Unë nuk bëj asgjë, nuk them asgjë. Më lëni të qetë, ju lutem.”

Këngëtarët u lidhën për herë të parë  në vitin 2011. Ata u takuan për disa vite përpara se të ndaheshin në fillim të 2018. Një burim i tha Page Six në atë kohë,  se ndarja ishte më shumë një “ndërprerje”, duke vënë në dukje se të dyja palët kishin “probleme me besimin ke njëri tjetri”.

Vetëm pesë muaj më vonë, Justin u martua me Hailey në një gjykatë në New York në shtator 2018, duke shkaktuar një grindje mes fansave të saj dhe artistes.Sidoqoftë, në mars 2021, ajo u duk se mbështeti Gomez duke pëlqyer një postim në Instagram të xhirimeve të këngëtares “Come & Get It” në Vogue./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *