• |
ide | kryesore

Sendet e Betty White në ankand, zbulohet data e hapjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasuria e Betty White do të nxirret në ankand këtë vjeshtë me  më shumë se 1,500 artikuj nga jeta dhe karriera e saj.

Julien’s Auctions do të organizojë një ngjarje tre-ditore duke filluar nga 23 shtatori në Beverly Hills (si dhe në internet), ku fansat mund të bëjnë oferta për artikujt, sipas People.

Sendet nga jeta e yllit të “Mary Tyler Moore Show” përfshijnë çmime, skenarë, veshjet nga shfaqjet dhe filmat e saj televizivë.Orendi, vepra arti, bizhuteri dhe sende shtëpiake dhe personale nga shtëpitë  në Brentwood dhe Carmel, Kaliforni, do të dalin gjithashtu në ankand.Unaza e saj e martesës është një nga bizhutë që do shitet në ankand. Vlerësimi fillestar varion nga 600 deri në 800 dollarë.

White ndërroi jetë më 31 dhjetor 2021, vetëm pak javë para ditëlindjes së saj të 100-t.

“Betty kaloi në gjumë e qetë pa dhimbje. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme dhe më ngushëllon si miku i saj i dashur. ”, tha agjenti Jeff Witjas në momentin e vdekjes së saj./Lapsi.al

JULIEN’S AUCTIONS
JULIEN’S AUCTIONS
Betty white chair
JULIEN’S AUCTIONS
Betty white
JULIEN’S AUCTIONS
JULIEN’S AUCTIONS
White's purple dress from the sitcom is being sold for $600-$800.
JULIEN’S AUCTIONS
JULIEN’S AUCTIONS
JULIEN’S AUCTIONS
Betty white
JULIEN’S AUCTIONS
JULIEN’S AUCTIONS



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *