• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Shqiptarët: Pas fushatës nuk i shohim më politikanët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pjesa më e madhe e shqiptarëve (51%) nuk njeh asnjë nga deputetët që përfaqësojnë zonën e tyre në parlament. Mes votuesve socialist në zgjedhjet e fundit, deputetët e zonës njihen më shumë (58,7%) sesa mes votuesve demokratë (50,4%).

Katër në pesë shqiptarë (75%) nuk janë kontaktuar në asnjë formë nga kandidati për deputet përpara zgjedhjeve të 2021-shit. Edhe më shumë janë ata (80%) që nuk janë kontaktuar as pas zgjedhjeve nga deputetët e zonave të tyre.

Ndarë sipas partisë që votuan në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se votuesit socialist që janë kontaktuar përpara zgjedhjeve nga kandidati i zonës (30,5%) janë thuajse po aq sa votuesit e djathtë të kontaktuar (28%) nga deputetët që përfaqësojnë zonat e tyre.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve (58%) nuk e kanë dëgjuar deputetin e zonës së tyre të flasë në parlament. Një në katër shqiptarë (28,4%) e ka dëgjuar deputetin e zonës në parlament.

Mes votuesve socialistë ka më shumë qytetarë (37,6%) që kanë dëgjuar deputetin e tyre në parlament, krahasuar me votuesit e djathtë (31,7%) që e kanë dëgjuar përfaqësuesin e zonës të flasë në kuvend.

Akoma më shumë shqiptarë (65,5%) nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë deputetin e zonës të flasë në parlament për zonën që përfaqëson. Vetëm 16,6% e shqiptarëve kanë dëgjuar të flitet për zonën e tyre nga deputeti që e përfaqëson në parlament.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuesit socialist që kanë dëgjuar deputetin e zonës të flasë për atë zonë janë më shumë (23,7%) sesa votuesit e djathtë që e kanë dëgjuar deputetin e tyre të flasë për zonën që përfaqëson.

Pas formimit të parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit të kaluar, vetëm 16% e votuesve socialistë dhe 12% e atyre demokratë, janë kontaktuar nga deputeti që përfaqëson sot zonën e tyre.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1 mijë intervista ballë për ballë në datat 25 Prill deri më 7 maj.



3 Comments

  1. Pse ato oborret e pallateve qe i keni rrmbyer rruges dhe publikur, legalizimet e shtepive ne mes te rruges, dritat dhe uje pa leke, kalamajte ne pune shteti qyl, korrupsionin etj etj shqipetaret e kane bee pa politikanin e zones? Sa qesharake shqipetaret. per ta fajin e kane gjithmone te tjeret..gargarizma me kripe

  2. E vërtetë 100000000 % se ky popull është më idioti që egziston në ruzullin toksor edhe çka tjetër duhet të ndodh që ky popull derrrrrr të ndtyshoj mendimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *