• |
ide | kryesore

Video/ Apostolov bëhet i famshëm në rrjet: nga Bullgaria vjen humbja e kohës më skandaloze e historisë

-Instant, Sport, Video



Kur ekipi yt është në avantazh dhe loja po mbaron, është një praktikë e vendosur tashmë se duhet humbur kohë dhe të fitohen sekonda të çmuara për t’iu afruar bilbilit të trefishtë fatal të arbitrit. Një zakon që mund të shihet në çdo nivel dhe në çdo fushë loje, nga stadiumet më të rëndësishme të Champions League deri te ato padyshim më modestë dhe të largët në provinca. Por ajo që ndodhi në Divizionin e Tretë të Bullgarisë mund të konsiderohet lehtësisht si humbja e kohës më e keqe e historisë.

Minutat shtesë të javës së 31 të Kategorisë së Tretë juglindore bullgare. Në fushë, vendasit e Balkan Botevgrad kryesonin 2-1 ndaj liderve të kampionatit Belasitsa dhe po i rezistonin me guxim sulmeve të ekipit mik për të ruajtur rezultatin. Çdo rivënie, çdo goditje e lirë, çdo rifillim i lojës bëhet kështu një mundësi për të fituar kohë dhe për të arritur tek fishkëllima e fundit e gjyqtarit. Pastaj, në minutën e 93’, hyri në skenë, Yordan Apostolov, asi i ri i artit fisnik të “humbjes së kohës”.

Apostolov u dëmtua aq shumë, deri në pikën që dy shoqërues të “armatosur” me barrelë detyrohen të nxjerrin jashtë fushës. Pikërisht në atë moment, lojtari vendas ka një “shkëlqim gjenialiteti”, duke parë një tjetër mundësi për të fituar kohë në rrugën drejt daljes nga fusha. Apostolov e la veten, në mënyrë të ngathët, të rrëzohej nga barela disa herë dhe duke u rrotulluar përtokë. Një skenë pa dyshim patetike që tërboi në mënyrë të pashmangshme pankinën e Belasitsa, me ndeshjen që përfundoi me një sherr të vërtetë.

E kotë të thuhet se skena u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar ilaritetin e internetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *