• |
ide | kryesore

VIDEO e tmerrshme e ushtarëve rusë që qëllojnë civilë pas shpine

-Instant, Arkiva, Planet



CNN amerikan ka publikuar disa pamje të rënda që tregojnë ushtarët rusë teksa qëllojnë dy civilë të paarmatosur në të Kievit.

Të dy civilët vdiqën pas të shtënave që bien ndesh me të ashtuquajturat rregulla të luftës që ndalojnë shënjestrimin e civilëve.

Pesë ushtarë rusë mbërrijnë dhe përpiqen të hyjnë në biznese, duke qëlluar në brava dhe duke thyer xhamat. Pronari i afrohet me duar të ngritura, ata e ndalojnë dhe duket se e kërkojnë për armë. Njëri ishte pronari i pikës së shitjes së automjeteve që u grabit dhe tjetri Leonid Oleksiyovych Plyats, një 68 vjeçar që punonte si roje në këtë biznes.

Ka një bisedë përpara se ushtarët të largohen dhe dy civilët të fillojnë të kthehen në vendrojën e tyre. Pastaj të paktën dy nga ushtarët vijnë prapa burrave dhe hapin zjarr. Të dy civilët bien në tokë.

Një prokuror i lartë ukrainas thotë se incidenti po hetohet si një krim lufte.

Vajza e tij, Julia, nuk mund të durojë të shikojë videon e ditës së vdekjes së babait të saj, por ajo po e ruan që një ditë t’u tregojë fëmijëve të saj, që të mos harrojnë sa të egër ishin pushtuesit. “Ata janë xhelatët”, tha ajo për CNN.

“Është e tmerrshme sepse babai im ishte një civil, ai ishte 68 vjeç, një njeri paqësor i paarmatosur”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *