• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mes Vuçiç dhe Dodik, Rama nxjerr pamjet e darkës së Brukselit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka publikuar pamje nga momentet e fotos familjare nga darka e përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Darka ishte organizuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Ajo që ra në sy dhe që po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale është se Rama qëndron pranë përfaqësuesit serb të presidencës boshnjake, Millorad Dodik dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Bruksel – Fotoja Famijare përpara darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Josep Borrell, Shefi Diplomacisë Europiane dhe Zv.President i Komisionit Europian”, – shkruan ai në postim. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Sa patriot që është! Dje takoi Thaçin se i dhemb shpirti për të dhe për Kosovën, kurse sot i rrethuar nga vëllezërit e vetë.
    Kishte shumë komente që lëvdonin
    Liderin për gjestin human dhe atdhetar, sot qenkan pushim.

  2. Akoma se keni marre vesh? Ju duhet me per tju mush rradakja. Nga skuthi i Berlinit kur i hipi karriges se qeverise, tani eshte aseri nr.1 i Shabes amerikane. Nuk pelqen as sllavi apo greku dhe turku jo. Ky eshte “007” pe verteti, se kryemisterllekun e ka “mbulese” pasi eshte super agjent me flete i morsha tligat.

  3. Ky non grata Dodik eshte nongrata i mire, ky serbi Vucic eshte akoma me i mire eshte si shpirt
    kurse nongrata Berisha eshte i keq, me ate nuk duhet bere asnje komunikim, eshte i vdekur i
    gjalle, po ashtu populli opozitar qe perben te pakten 50 perqind te popullsise duhet konsideruar
    nongrata, asnje komunikim nuk duhet pasur me ta pervec fadromave mbi shtepite e pronat e t yre
    dhe shperdorimit e pervetsimit te taksave te tyre se taksat e tyre nuk jane nongrata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *