• |
ide | kryesore

Yuri Kim i përgjigjet Ramës pas kërkesës për hetimin e Berishës

Arkiva



Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar sot edhe thirrjen që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Në një intervistë për emisionin “Open” në News 24, Kim tha se rruga e reformës në drejtësi nuk është e lehtë.

“Fola për këtë pak ditë më parë, kur Ministri i Drejtësisë përsëriti atë që kishte thënë Kryeministri. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim reformën në drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë.

Ajo që duam të shohim nuk është përmendja e emrave specifikë, por një sistem drejtësie të ngritur dhe institucione që kanë si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të zbatuar ligjin, barabar, për këdo, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji të aplikohet barabar. Ndaj, pres me kënaqësi ditën kur mund ta kemi këtë besim tek sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, tek prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë” – tha Kim. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Pse biri i kurves nuk i kerkpn SPAK-ut te hetoje vangjush akulloren Tom KODOSHIN? E TE TJERE QE JANE NON GRATA??????????????? H e doç?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *