• |
ide | kryesore

Amber Heard, frymëzim për këtë filter në Snapchat (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Në internet, nisi të qarkullojë thashethemi se Snapchat është frymëzuar nga aktorja për të krijuar një filter me fytyrë që qan. Videot me personazhe që dukeshin sikur qanin u bënë virale dhe pas kësaj, u përhap edhe thashethemi për fytyrën e Amber Heard.

A është Amber Heard frymëzimi për këtë filter

Referuar komenteve, Snapchat krijoi këtë filter duke marrë për bazë fytyrën e Amber Heard kur qan gjatë dëshmisë së saj në gjyqin përballë Johnny Depp.

Snapchat ka hedhur poshtë thashethemet në një deklaratë për TMZ duke këmbëngulur se efekti nuk bazohet aspak te aktorja. Për më tepër, kompania kishte nisur krijimin e tij gjashtë muaj më parë, shumë përpara se Heard të qante në gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *