• |
ide | kryesore

“Asnjë vendim ‘non grata’ i kthyer”/ Berisha reagon pas deklaratave të Kim

Arkiva



Në një konferencë për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi deklaratat e ambasadores Yuri Kim, sa i takon marrëdhënies me Partinë Demokratike nëse Sali Berisha zgjidhet në krye të saj. Kim në një intervistë për “Open” tha se do të ishte fatkeqësi nëse SHBA nuk do të kishte marrëdhënie normale me opozitën. Po ashtu, gjatë fjalës së saj Kim kujtoi se nga rreth 200 persona të cilët janë shpallur ‘non grata’, asnjë vendim nuk është kthyer.

Nga ana tjetër, Berisha këto fjalë i quan fushatë elektorale kundër tij në prag të zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD. Më tej i bën thirrje SHBA që mos lejojë përfaqësuesen e tij mos ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.

“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq  është komenti im. Uën i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden të mos lejojë përfaqësuesen e qeverisë së tij të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.  Veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare të partisë konservatore shqiptare.”, tha Berisha.



1 Comment

  1. Interesante se si Great America merr si argument thashethemet e Delines e cila i poston keto
    thashetheme deri ne DASH per te demtuar kundershtarin kryesor politik te dy burrave te saje
    ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *