• |
ide | kryesore

Berisha: Blinken nuk është anti-shqiptar, të tillë janë Edi Rama dhe George Soros

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sali Berisha ka folur sot në çeljen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të PD në Elbasan për çështjen çështjen e të shpallurit non grata nga Shtetet e Bashkuara. Një akt të tillë Berisha e përktheu si një sulm personal ndaj tij nga George Soros, për faktin se përbënte një pengesë në projektet për të ndarë e përçarë Kosovën.

Ai shtoi se pavarësisht non gratave, Sekretari amerikan Antony Blinken nuk është antishqiptar dhe nuk ka qëllime të tilla. Sipas tij, interesa në kundërshtim me ato të shqiptarëve kanë kryeministri Edi Rama dhe George Soros.


“Një antishqiptar i tërbuar si Soros, i faktuar me të gjithë projektet e tij për përçarje të Kosovës me ideologjinë që nuk pajtohet me vlerat që besojmë dhe interesat tona.

Pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm kundër meje duke përdorur Ramën. Përpiloi raporte ku përfshiu edhe Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken nuk është anti-shqiptar. Nëse do të kisha një dyshim do t’jua thoja. Nuk është dhe nukka asnjë arsye të jetë. Por Soros dhe Rama janë. Janë aktet ndër më turpëruese që e vërtetuan. Nuk kishte gjë më të rëndë se ajo e djeshmja. Si mund të mos kemi ndjeshmëri ndaj një kombi që në një kamp ka varrosur 8 mijë djem e burra? Dhe pastaj vjen si njeriu që ska përgjegjësi.

Njeriu pa përgjegjësi ka qenë vetëm ai primitiv. Del e thotë se e kanë këta fajin për rezolutën. Ata na u bënë bashkë edhe më dezinjuan non grata. çfarë ishte kjo? ishte një motiv i pakufijshëm për të qëndruar kundër.

Nuk mund t’i lija kombit tim një turp të tillë, familjes time e vetes time. Ndaj vendosa. Kjo është ajo që më motivonte mua, interesi im kombëtar, krenaria e të qenit shqiptar edhe në situatën më të vështirë të jetës sime.

Pres sot nga ju që të jepni mendimet tuaja çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike, çfarë duhet të bëjmë ne për të bindur shqiptarët, të mbrojmë interesin tonë kombëtar dhe të ngrihemi fuqishëm sepse tokë dhe vend me potencialet tona nuk ekziston tjetër”, është shprehur Berisha.

8 Comments

  1. Eshte rrotcarizuar komplet.
    I vjen inat qe s meret kush me kete zombin.
    Rama ta tha troc, per te je nje i vdekur.
    Sorrosi eshte 100 vjec as nuk te mban mend se cili je.
    Po ti si nje ZOMBI nuk rri dot pa kafshuar, cilindo qe te del para.
    Po ke harruar qe nuk ke me dhemb si dikur.
    E pra je nje ZOMBI po pa dhemb. Me pak fjal, ke mbaru.

  2. Mos i bie rrumbullak, Blinken është nje sherbyes i denjë i Sorrosit, ashtu siç është edhe Rama. Keta janë nji, vetë e thonë.

    Po ti vazhdo luftën ndaj satanikeve, mos ndalo.

  3. Vila 760 mijë €, pasuria e 4 të përfolurve! Shehu hotel dhe 6 shtëpi, Noka 175 mijë € shtëpi e 2 garazhe, Leskajt i ‘avullon’ pasuria rrugës, Spaho përfitoi si i pastrehë,tani lepija loqet atij blinkenit o salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.