• |
ide | kryesore

Del AUDIO-PERGJIMI/ Talat Xhaferi fyen punonjësit e Parlamentit, kërkohet dorëheqja e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka fyer punonjësit e shërbimit të Kuvendit me fjalë të rënda brenda sallës së Kuvendit, bazuar në një inçizim. 

Pas përfundimit të seancës më 12 maj, Talat Xhaferi ka sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësit duke i ftuar të paraqiten në kabinetin e tij lidhur me angazhimin e tyre ndërsa kjo është transmetuar nga kanali i Kuvendit.

Nga kabineti i Kryetari të Kuvendit, Talat Xhaferit nuk kanë komentuar rastin që ka shkakuar reagime të shumta. As kryeministri, Dimitar Kovaçevski nuk e komentuar inçizimin me arsyetimin se nuk e ka parë.

“Unë e kam parë atë video, por bëhet fjalë për një bisedë, në të cilën nuk shihet as kush po flet, e as me kë po flet dhe për këtë arsye nuk mund të komentoj nëse kryetari i Kuvendit po flet me dikë në sallë, me ndonjë punonjës, ose jo”, ka deklaruar Kovaçevski. Por, VMRO DPMNE-ja opozitare aktin e ka quajtur “skandaloz dhe të turpshëm” ndërsa ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Xhaferit nga posti i kryetarit të Kuvendit.

“Nuk ka asnjë justifikim për një thjeshtësi të tillë dhe pyetja është nëse të gjithë partnerët e koalicionit në qeverinë kriminale e mbështesin dhe do ta linin pa dënuar këtë sjellje primitive të despotit nga Forina (fshati ku jeton Xhaferi)”, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.

Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët vlerësoi se sjellja e kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, “reflekton sjelljen e ulët të BDI-së jo vetëm me funksionarët e saj por me të gjithë shqiptarët”. Nga ASH-ja thonë se Talat Xhaferi ka manifestuar sjellje “diktatoriale”.

“Ka kohë që jo vetëm Xhaferi, por edhe funksionarë të tjerë të BDI-së, në të njëjtën mënyrë i trajtojnë nëpunësit dhe qytetarët, e shpeshherë tentojnë t’i trajtojnë njësoj edhe deputetët. Kjo është sjellje tipike e një regjimi, një diktature, e cila funksionon vetëm me frikë dhe kërcënime”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që nga 11 maji është bllokuar nga VMRO DPMNE-ja e cila po përdor të gjitha format për të pamundësuar mbajtjen e seancave.

Një veprim të tillë, opozita maqedonase e ndërmori pas refuzimit të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski ndaj kërkesës së VMRO DPMNE-së për takim liderësh për të caktuar datën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /REL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *