• |
ide | kryesore

Eurovision në panik: Hakerat rusë mund të manipulojnë rezultatin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Hakerat kibernetikë rusë mund të synojnë Eurovision për të ndaluar Ukrainën të fitojë çmimin kryesor. Daily Mail shkruan se “Killnet”, një grup hakerësh pro-Putin, po kërkon të sulmojë serverët e votimit në internet në mënyrë që çmimi të mos shkojë për Kalush Orchestran, që përfaqëson Ukrainën me këngën “Stefania” dhe që është njëherësh favorite për çmimin kryesor. Këtë vit Rusia është përjashtuar nga gara e madhe e Eurovisionit.

Në një postim në Telegram me logon e Eurovisionit, Killnet shkroi: “Nuk mund të votoni në internet. Ndoshta sulmi ynë DDOS është fajtor për gjithçka”.

Kënga e Ukrainës përmban vargun: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” – dhe është bërë edhe më domethënëse pas muajve të shkatërrimit të Ukrainës nga forcat ruse.

“Çdo vit sistemi i votimit të Eurovision ka një gamë të gjerë masash sigurie për të mbrojtur pjesëmarrjen e audiencës nga ndikimet e jashtme. Ky vit nuk do të jetë ndryshe”, -tha një zëdhënës i Eurovisionit. “Killnet” ka ndërmarrë sulme edhe ndaj faqeve zyrtare amerikanë si ajoe NASA dhe e senatit. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *