• |
ide | kryesore

Kancelari Scholz pas telefonatës me Putin: I gabuar hamendësimi se në Ukrainë sundojnë nazistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas gjashtë javës heshtjeje kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar sërish në telefon. Scholz gjatë telefonatës, sipas të dhënave të tij, ka kërkuar fundin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë: “Sa më shpejt duhet të ketë një armëpushim në Ukrainë”, deklaroi politikani socialdemokrat opërmes Twitter-it. “Hamendësimi se atje sundojnë nazistët, është i gabuar.”

Scholz gjithashtu i ka tërhequr vëmendjen Putinit “për përgjegjsinë e Rusisë në gjendjen globale të ushqimeve”. Një zëdhënës qeveritar shtoi, se telefonata që ka zgjatur 75 minuta është zhvilluar të premten paradite. Scholz i ka kërkuar presidentit rus përmirësimin e gjendjes humanitare dhe përparime në kërkim të një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.

Agjencia ruse e lajmeve Tass më parë njoftoi, se Putini i ka thënë Scholz-it në telefon, që bisedimet e paqes bllokohen nga udhëheqja ukrainase në Kiev. Putin dhe Scholz kanë rënë dakord, që të vazhdojnë bisedimet në nivele të ndryshme për Ukrainën.

Scholz e komunikoi telefonatën me Putinin në mëngjes në komisionin e mbrojtjes në Bundestag. Kancelari bëri të qartë, sipas të dhënave të pjesëmarrësve në këtë mbledhje, se “qëllimi duhet të jetë rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës” dhe jo “një paqe e ngrirë, gjatë së cilës Rusia të vazhdojë të mbajë territoret e pushtuara.”



3 Comments

  1. Njesoj sikur nje filozof apo sociolog t’i thote Papës se djalli, zoti, ferri a parajsa jane nje tufe brockullash….

  2. PO QE JE KELYSH DHE SKLLAV I GLOBALISTEVE MASHTRIM ESHT?
    PO IK O KAR SE PO JU SUNDON SORRRROSI

    TE THOT AMERIKA HIQ GAZIN TI E HEQ
    KTHE BYTHEN E TI E KTHEN

  3. Ky reptil i Elitave merakosej se dhe pas 100 vitesh mund te plaste ndonje bombe e mbetur arave ne Ukraine nga kjo lufte, dhe nuk merakoset se po i qi nenen gjermaneve te vet dhe gjithe europes e europianeve ne pergjithesi duke i lene pa gaz e pa ushqime njerezit. Dhe kjo, sepse terhiqet per hunde e ben cfare i thone “ata” dhe Biden kokepatates te beje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *