• |
ide | kryesore

Kuleba kërkon konfiskimin e aseteve ruse për rindërtimin e Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Ukraina u ka kërkuar vendeve të G7 që të konfiskojnë asetet ruse dhe t’ia dorëzojnë ato Kievit për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, tha ministri i saj i jashtëm, Dmytro Kuleba, sipas The Guardian.

Duke folur me gazetarët ndërsa ministrat e jashtëm të G7 u takuan në Gjermaninë veriore, Kuleba tha se shpresonte që Hungaria të binte dakord me partnerët e BE-së për një embargo ndaj naftës ruse.

“Kanadaja e ka bërë tashmë këtë dhe besoj se edhe të tjerët do të  bëjnë të njejtën gjë.

Po flasim për qindra miliarda dollarë. Rusia duhet të paguajë”, përfundoi Kuleba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *