• |
ide | kryesore

Mashtronin përmes një ‘call center-i’, 7 të proceduar në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Shtatë persona janë proceduar penalisht në qytetin e Durrësit për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, “Fshehja e të ardhurave”.

Mësohet se procedimi penal ka nisur për Dorjan Nika, 27 vjeç, Olsiana Mucollari, 31 vjeçe, Aleksander Staka, 26 vjeç, Marsida Dauti, 28 vjeçe, Edmond Shehu, 32 vjeç, Iva Jaupi 30 vjeçe dhe Eldrit Papadhima, 22 vjeç.

Dyshohet se të rinjtë e përmendur më sipër, ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në subjekt privat. Mësohet se bëhet fjalë për një “call center”  në të cilën ofroheshin ose shiteshin produkte kozmetike, ndërsa një pjesë e tyre operonin në bursë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *