• |
ide | kryesore

Ndalohet reklama e Adidas, shfaqte gjoksin e zhveshur

-Instant, Stil



Reklama e Adidas që tregote rrjete fotografish të gjoksit të zhveshur janë ndaluar në MBretërine e Bashkuar nga Autoriteti i Standardeve të Reklamimit.

Materiali promovues i kompanisë së veshjeve për sutjenat e saj sportive, i publikuar në shkurt, përmbante një rrjet fotografish të gjokseve të ndryshme të grave të zhveshura.! Imazhet, të cilat u shfaqën në një tweet dhe dy postera, synonin të nxirrnin në pah diversitetin e trupit dhe përpjekjen e Adidas për t’iu përshtatur të gjitha formave dhe madhësive.

ASA tha se kishte marrë 24 ankesa për reklamat.

Disa konsideruan se përdorimi i lakuriqësisë ishte i kotë, i objektivizuan gratë duke i seksualizuar dhe duke i reduktuar në pjesë të trupit, sipas vendimit të ASA, të publikuar në internet të mërkurën.

Të tjerë kundërshtuan nëse reklamat e posterave ishin të përshtatshme për t’u shfaqur aty ku mund të shiheshin nga fëmijët.

Të dyja ankesat u miratuan dhe reklamat nuk duhet të shfaqen më në format e ankesave, tha autoriteti./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *