• |
ide | kryesore

Nis sot procesi farsë për zgjedhjen e Presidentit të ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Procesi farsë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nis sot. Taulant Balla do të zhvillojë një takim me krerët e grupeve parlamentare Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën.

Në fokus të këtij takimi do të jenë diskutimet për presidentin e ri me negocita mes opozitës dhe mazhorancës

Mësohet se takimi me Mesila Dodën do të zhvillohet në orën 09:00, ndërsa bisedimet ndërmjet Ballës dhe Mediut pritet të zhvillohen në orën 10:00.

Ishte Konferenca e Kryetareve që vendosi që më 16 maj të jetë raundi i parë i votimit për kandidaturat e presidentit.

Fatmir Mediu deklaroi pak më parë për mediat se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët dhe të merrte pjesë në proces.

Sipas Mediut, nëse nuk dilet me një kandidaturë konsensuale, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim.



4 Comments

  1. Suksese komedise “Kerkohet nje Président”!
    Merita te vecanta ka regjizori Rama dhe pritet qe aktoret e perzgjedhur te luajne bukur e te ikin me bisht nder shale.

  2. Çim Peka sfidon Amerikën.

    Ai tha përballë Sonila Meços, se ata nuk do t’ja marrin në gojë Amerikës, por do e kontestojnë atë.Qimi vetem salihut thithja se gjynah plak qyqari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *