• |
ide | kryesore

Rusia kërcënon Finlandën për anëtarësimin në NATO

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka deklaruar se do të ndërmarrë hapa ndëshkuese mbi lëvizjen e fqinjit të saj për anëtarësimin në NATO.  Ministria e Jashtme e Rusisë tha se masa do të dëmtonte seriozisht marrëdhëniet dypalëshe si dhe sigurinë dhe stabilitetin në Europën Veriore.

 “Anëtarësimi i Finlandës në NATO do të shkaktojë dëme serioze në marrëdhëniet dypalëshe ruso-finlandeze dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Evropës Veriore”, thuhet në deklaratë.

Ajo shton gjithashtu se Rusia do të detyrohet të ndërmarrë hapa hakmarrës, si të natyrës ushtarako-teknike ashtu edhe të ndonjë natyre tjetër, në mënyrë që të neutralizojë kërcënimet ndaj sigurisë së saj kombëtare që rrjedhin nga kjo. Megjithatë Moska nuk ka specifikuar se çfarë nënkuptonte me masa ndëshkuese për Finlandën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *