• |
ide | kryesore

Së shpejti, ‘A Simple Favor 2’

-Instant, Paparazzi, Slider



Të mërkurën, Deadline njoftoi se një vazhdim i thrillerit komik 2018 me Anna Kendrick dhe Blake Lively me regji të Paul Feig është zyrtarisht në punë.

Kendrick dhe Lively do të ripërsërisin rolet e tyre, sipas Deadline. Feig do të drejtojë vazhdimin me një skenar të shkruar nga Jessica Sharzer, e cila shkroi skenarin origjinal bazuar në romanin e Darcey Bell të vitit 2017.

‘A Simple Favor’e ndoqi Kendrick si Stephanie Smothers, një vlogere  dhe miqësinë që ajo krijoi me Emily Nelson të luajtur nga Lively. Kur Nelson zhduket në mënyrë misterioze, i takon Smothers ta gjejë atë,  por me çdo hap që ajo hedh zbulon se Emily nuk është saktësisht ajo që tha se ishte. Në filmin e parë luajti  gjithashtu Henry Golding, Linda Cardellini, Andrew Rannells dhe  Jean Smart. Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tyre në vazhdim, por Blake ka pëlqyer një postim në Instagram rreth projektit të shpërndarë në llogarinë e The Hollywood Reporter./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *