• |
ide | kryesore

Shkon në 12 numri i fëmijëve që kanë humbur jetën nga hepatiti misterioz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkon në 12 numri i fëmijëve që kanë humbur jetën deri tani nga hepatiti misterioz. Të dhënat e përditësuara të autoriteteve shëndetësore të BE-së thonë se më shumë se 450 fëmijë kanë pasur probleme me mëlçinë. Të paktën 26 të rinj kanë kërkuar transplantim të mëlçisë.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se ka pasur gjithashtu 450 raste të sëmundjes vdekjeprurëse të mëlçisë në nivel global.

Ky numër pritet të jetë më i lartë sepse Mbretëria e Bashkuar mbrëmë njoftoi 13 raste të tjera dhe ekspertët besojnë se raportet e fundit janë vetëm maja e ajsbergut. 5 vdekje janë regjistruar në SHBA ndërsa 5 të tjera janë konfirmuar gjithashtu në Indonezi dhe 1 në Palestinë.

Ka shkuar në 20 numri i shteteve që kanë zbuluar “hepatin e rëndë me origjinë të panjohur” te fëmijët kryesisht nën moshën 10 vjeç. Me gjithë ekspertizat dhe analizat e kryera shkencëtarët janë në mëdyshje se çfarë po e shkakton sëmundjen e pazakontë.

Teoria kryesore është se ajo shkaktohet nga një grup virusesh që normalisht shkaktojnë ftohjen e zakonshme, por misteri është edhe një përfshirje e Sars-Cov-2.

Shumica e rasteve janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar me 176 të tilla e ndjekur nga SHBA me 110 raste. Viruset e zakonshme që shkaktojnë hepatitin: viruset e hepatitit A, B, C dhe E; nuk janë zbuluar në asnjë nga rastet e raportuara në mbarë botën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *