• |
ide | kryesore

Tentoi të futej në kryeministri/ I riu goditi kabinën e punonjësve dhe vrapoi drejt oborrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë ku Aurel Latifi tentoi të hynte me forcë në kryeministri. Mësohet se Aurel Latifi ka goditur me grusht kabinën e punonjësve të Gardës, dhe ka nisur të vrapojë në oborrin e kryeministrisë në drejtim të hyrjes anësore. “Aventura” e tij ka zgjatuar vetëm pak sekonda, pasi është neutralizuar nga rojet e kryeministrise. Ngjarja ka ndodhur ditën  e djeshme ndërsa vetëm sot është raportuar nga policia e Tiranës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.”, njofton policia. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *