• |
ide | kryesore

Tiranë/ Hyri për të vjedhur dhe sulmoi me thikë të zotët e shtëpisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tedi Neziri, 39-vjeç u vu në prangat e policisë dy ditë më parë në Tiranë, në akuzën e vjedhjes me dhunë. Ai hyri në banesën e shtetasit B. Bulica në zonën e Liqenit të Thatë për të vjedhur, po më pas ka qëlluar me thikë pronarin e shtëpisë, si dhe një mikun e tij që ndodhej asokohe brenda banesës.

Të zotët e shtëpisë i janë kundërpërgjigjur Nezirit duke e dhunuar, dhe prej dy ditësh tashmë ai ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor. Neziri ka qenë i dënuar më parë për veprën penale: “Goditja për shkak të detyrës” dhe me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *