• |
ide | kryesore

Transportonte emigrantë të paligjshëm, 40-vjeçari arrestohet në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia në Tiranë ka finalizuar gjatë orëve të fundit dy operacione policore të koduara  “Camouflage 5” dhe “Hostel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 5” u arrestua Artan Frroku, 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Kurse në kërkim u shpall

Gjithashtu u shpall në kërkim A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë. Njoftohet se personat e përmendur më sipër kryenin transport të emigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës. Itenerari që ata ndiqnin ishte nga Devolli në Tiranë ku emigrantët e paligjishëm strehoheshin përkohësisht e më pas bëhej transporti i tyre drejt Kukësit, me qëllim kalimin në Kosovë dhe më pas në vendet e BE-së.

Kurse, në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostel” u bë arrestimi në flagrancë i Violeta Kalajt, 59 vjeçe, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Kalaj, kishte strehuar në hotelin që administronte, në Laprakë, 9 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar dhënien ndihmë për transportimin e tyre, drejt pikave të kalimit kufitar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 14 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *