• |
ide | kryesore

Video/ Katër traversa e një barazim: skuadra e rënë nga kategoria i komplikon Mourinhos Europën

-Instant, F1, Sport, Video



Hap gjysmë i gabuar i Romës në rrugën drejt zonës së Europa League. Në javën e 37 të Serie A, skuadra e Mourinhos nuk shkoi dot përtej rezultatit 1-1 me Venezian, tashmë të rënë nga kategoria, duke u ngjitur në kuotën 60 pikë. Në Olimpico, në pjesën e parë, lagunarët e nisën fuqishëm dhe zhbllokuan lojën pas 43 sekondash me Okereke, por mbetën në inferioritet numerik pas kartonit të kuq të Kiyine (32′) dhe tentuan të mbrohen nga presingu verdhekuq. Deri në minutën e 76′ bunkeri i Soncin mbajti mirë, por Shomurodov barazoi rezultatin pas dy traversave të Pellegrinit, një të Cristante dhe një të Zaleëskit.

Vështirë të shpjegohet një barazim pas katër traversave, një rezultati prej 46 goditjesh me 4, njëzet këndore dhe 69% zotërim të topit. Megjithatë ndodhi dhe ndonjëherë është vërtet e pashpjegueshme. Edhe sepse Roma luajti praktikisht të gjithë ndeshjen brenda zonës së Venecias tashmë të rënë nga kategoria dhe që luajti me 10 lojtarë nga minuta e 32′ (Kiyine u përjashtua), e të aftë për të shfrytëzuar në maksimum golin e Okerekes pas vetëm 43 sekondash. Për Romën, megjithatë, barazimi mban firmën e Shomurodov, i cili kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë. Por Roma duhet të kapet vetëm pas fatit të keq.

Serie A Italy
Empoli 1-1 Salernitana
Udinese 2-3 Spezia
Verona 0-1 Torino
Roma 1-1 Venezia



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *