• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve, Apeli lë në burg Alqi Bllakon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bllako, spak



Alqi Bllako do të mbetet në burg! Apeli i GJKKO vendosi sot konfirmimin e vendimit të shkallës së parë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-deputetin, duke ia rrëzuar kërkesën Bllakos. Ky i fundit kishte kërkuar një masë sigurie më të butë, me pretendimin se nuk ishte i rrezikshëm, dhe nuk ka akses në prishjen e provave. Mirëpo Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e dhënë në shkallën e parë.

Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka pasur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit vetëm ka përcjellë praktiken për shpronësim të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër te Ministrit.

Seanca nisi rreth orës 10:00 paradite dhe përfundoi rreth orës 12:00. Trupa gjykuese u tërhoq për vendim dhe në orën 13:00 shpalli lënien në fuqi të vendimit të parë.

Ditë më parë ai depozitoi kërkesën për lirim. Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej muajsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *