• |
ide | kryesore

Atentat në Lezhë/ Dyshja qëllohet me armë teksa lëviznin me makinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në dalje të qytetit të Lezhës. Burimet bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje në drejtim të makinës tip fuoristradë tip “ML”. Si pasojë e të shtënave me armë makina ka dalë nga rruga. Mësohet se shënjestër kanë qenë 2 persona që po udhëtonin në makinën Mercedes Benz tip ML me mbiemër Preçi nga Miloti. Fatmirësisht personat kanë mundur t’u shpëtojnë plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *