• |
ide | kryesore

Atentati në Lezhë/ Reagojnë blutë: Në makinë 2 persona, janë ngritur pika kontrolli

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje me targa AB 127 GJ, brenda së cilit udhëtonin Blerim Preçi dhe Klisman Preçi. Ata raportohet se janë kushërinj.

“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *