• |
ide | kryesore

Blerja e Milan nga InvestCorp po dështon: irritohet Fondi i Bahreinit, tratativa në rrezik

-Instant, Sport



Është shumë herët për të folur për një ultimatum të InvestCorp ndaj Elliott: që negociatat për shitjen e Milanit kishin pësuar një ngadalësim nuk është dicka e panjohur, “pengesat” e para u shfaqën gati një javë më parë, megjithatë besohet që fondi i Bahreinit është i irrituar nga vonesa për kohët e mbylljes dhe me përfshirjen e RedBird. Gjithsesi, duhet pritur deri në fund të kampionatit, si ishte logjike të ndodhte që në fillim të negociatave, për dështimin ose suksesin e saj, me Elliott që duhet të japë një përgjigje, qoftë pozitive apo negative.

Nëse nga njëra anë InvestCorp është në kërkim të atyre fondeve për të rritur përqindjen e kapitalit, duke përdorur më pak kredi dhe duke siguruar më tej fondin e Paul Singer, nga ana tjetër ka vendosur çmimin dhe ofertën për Milanin: mund të ketë edhe një rritje të mëtejshme – pa e ekzagjeruar – e, në atë moment, do të jetë në dorën e Elliott të thotë po ose jo. Vetëm atëherë arabët do të dalin vërtet hapur.

Negociatat, kështu, mund të përkufizohen si të rrezikuara, por është e parakohshme të flitet për një ultimatum të paktën deri më 23 maj, kur gjërat për titullin të jenë kryer dhe Elliott do të ketë gjithashtu ide më të qarta për të ardhmen e Milanit në afat të shkurtër. Është e vërtetë që fondi amerikan nuk ka nevojë urgjente për të shitur, por do të ishte po aq e pamendueshme të mbahej me çdo kusht klubi i Milan, duke pasur parasysh shifrat në fjalë. Për rreth dhjetë ditë do të jepen të gjitha përgjigjet e duhura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *