• |
ide | kryesore

Cila është kënga pretendente për të fituar Eurovision

-Instant, Paparazzi, Slider



Finalja e Eurovision Song Contest 2022 do të mbahet sonte në Torino të Italisë dhe ndërkohë që të gjithë konkurrentët pretendojnë fitoren, sondazhet tregojnë se kush janë të preferuarit e publikut.

Sipas Wiwibloggs, “SloMo” e Spanjës është kënga që kryeson sondazhet si fituese e Eurovision 2022.

Ndjekësit e Wiwibloggs kanë pasur mundësinë të votojnë këngët e tyre të preferuara prej javës së kaluar dhe në 6 ditë kanë votuar gjithsej 24,472 persona.

Këngëtarja spanjolle Chanel mblodhi 3,282 vota – ose rreth 13.4% të të gjitha votave.

Në vendin e dytë renditet Sam Ryder i Mbretërisë së Bashkuar, i cili mori 2,720 vota – ose 11% e të gjitha votave.

Në Top 3 renditet edhe Cornelia Jakobs nga Suedia me baladën e saj pop-folk “Hold Me Closer”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *