• |
ide | kryesore

Deputetja boshnjake letër Ramës: A i keni bërë lëshim Vuçiçit për të poshtruar viktimat e genocidit?

-Instant, Lajme, Të fundit

Deputetja boshnjake, Sabina Çudiç, i ka dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas refuzimit të Parlamentit shqiptar për të votuar rezolutën që do t’i dënonte genocidin në Srebrenicë. Ajo e pyet Ramën për arsyet e refuzimit duke ngritur hipotezën për bashkëpunimimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në projektin Ballkani i Hapur.

Në letrën që deputetja i ka nisur Ramës, kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka konstatuar që në vitin 1995, se janë vrarë mbi 8,000 njerëz dhe janë dëbuar mbi 40,000 qytetarë boshnjakë nga lufta me Serbinë.


Vuçiç: “Ne do t’i pengojmë rezolutat kundër genocidit në parlamentet mike”

Ajo, duke iu drejtuar kryeministrit shqiptar, ka thënë se mënyra e tij joargumentative e të shpjeguarit për rastin në fjalë, është poshtëruese për viktimat dhe të gjithë njerëzit. Ajo ka shprehur përshtypjen e saj, që Rama nuk e ka pranuar votimin e rezolutës vetëm sepse ishte propozuar nga një parti opozitare.

“Mënyra e Juaj lakonike për t’ia bartur përgjegjësinë opozitës nëpërmjet një Twitter-i, që nuk argumentoni asgjë, është poshtëruese, si për viktimat ashtu edhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët dënimin e gjenocidit nuk e shohin si problem privat dhe institucional, por si një justifikim për mos ta bërë këtë. Kjo më forcon mendimin se Rezoluta është përdorur për përleshje të brendshme politike në vendin tuaj. Për të qenë e drejtpërdrejtë, përshtypja e parë që më është imponuar, por që i imponohet edhe mbarë opinionit publik, është se problemi qëndron në faktin se propozimi ka ardhur nga partia opozitare”, ka shkruar deputetja.

“Po ju kujtoj se askush nuk e ka penguar partinë Tuaj, që të propozojë dhe miratojë Rezolutën, pasi e keni shumicën në Parlament”, ka vazhduar tutje në letrën e saj deputetja.

Andi Bushati:Vetëm Rama e ka në dorë ta lajë njollën e mbrojtjes së genocidit

Po ashtu, deputetja ka akuzuar Ramën se ai mund ta ketë refuzuar rezolutën edhe për shkak të implikimit të tij në çështjen e Ballkanit të Hapur, një projekt ku Rama bashkëpunon me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Përshtypja tjetër është se e keni refuzuar Rezolutën për shkak të planeve në politikën e jashtme të Qeverisë Tuaj që konsistojnë me Ballkanin e Hapur dhe negociatat me Aleksandar Vuçiqin. Ju keni obligim të sqaroni se a ekziston për Ju ndonjë lëshim në politikën e jashtme që vlen të poshtroni viktimat e gjenocidit dhe nëse po, për çfarë bëhet fjalë”?

.

9 Comments

  1. Njeriu qe mendon flet dhe vepron kunder vetes se TIJE..ai se ka problem te jet kunder te gjitheve se I ka ikur ndjeshmerija per mir thotë:

    Ne njerzit si krijesa vim nga I njejti burim krijimi ullzimi sistm funksioni dhe natyraliteti…duam te drejten hakun per vete dhe spranojm padrejtesi te na behet deri ketu jemi te njejte.ndryshojm tek angazhimi dikush ne te drejten shpetuesen dikush ne te koten padrejtesi HUMBesen mirpo HUMBJEN se DESHIROJN DHE KETU FILLON PIKA KONFLIKTIT.

    1. C’fare ke dashur te thuash o filozofi me siper kuader i portalit Karandashi qe nuk njeh gjuhen shqipe as ne te shprehur dhe as ne drejtshkrim!?

  2. DR SALI BERISHA DHE ALBIN KURTI E KANE NXJERR LAKURIQ EDI RAMEN ME BYTH NE KAR TE ALEXANDER VUCIC DHE DHE ZAGARET E TIJ YMER GELBAZA KELLIREN BATON HAXHIU DHE KOL SALLAKU SKYPE ME MUT NE GOJE

    1. Sado qe mund te jesh perkrahes i VV, kur vendos emrin LVV_Tirane,sic e ke bere ti, dmth qe LVV Tirane po leshon nje deklarate,dmth ti po flet ne emer te LVV_Tirane, gje qe nuk eshte e vertete. Keshtu qe nuk eshte e hijshme te flasesh ne emer te nje partie, per cfare do lloj qellimi qe e ben ( te mire apo te keq)

  3. E nderuar deputete, personi qe i drejtoheni eshte hajdut, nxites vrasjesh e vetevrasjesh te popullit shqiptar me skemat e tij gllaberuese financiare qe e bejne Shqiperine dhe shqiptaret popullin me fatkeq te rajonit, ne jemi te vdekur te pakallur me kete monster! Ju mendoni se i drejtoheni nje njeriu normal por ai eshte thjesht dikush qe kenaqet me dhimbjen e shokve, miqve, ish grave, etj. Per te ekziston vetem ai dhe parate! Mos u merzisni, populli shqiptar e do Bosnje Herzegovinen dhe i denon krimet e serbeve! Nga ai mos prit te njejten pergjigje, do beje perkujtimore mashtrimi por rezolute jo!

    1. Fol per vete kur flet per dashuri per sllavet e cfaredo lloji ti i nderuar…
      Une per vete maksimumi dashuroj Svetllanat si puna e ksaj deputetes
      Maksimumi fare
      Pastaj ….pyte pak me çfare fytyre kerkon llogari kjo KUR NUK KAN NJOFT KOSOVËN???
      Edhe sdu me nigju ate justifikimin me Dodikun…

  4. Zonje solidarizohem me bindjen e shume njerezve ne bote se ndaj boshnjakeve mysliman jane bere masakra nga serbet. Sa per klasen politike shqiptare pozite e opozite kane ndjeshmeri vetem per interesat e tyre, do shfrytezojne çdo gje qe ju intereson atyre personalisht, perfshire dhe vrasjet e njerezve te pafajshem, keshtu qe mos humbisni kohen me keta te paturp e pa moral qe ne kemi, injoroni!

    1. Astrit – jam shume dakort me ty. Do te thoja te njejtat fjale dhe per gazetaret tane qe jane pa moral dhe profesionalizem, qe jane kthyer ne qen gjahu kunder kundershtareve per te plotesuar qellimet e tyre financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu