• |
ide | kryesore

Digjet dy makina gjatë natës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë. Rreth ores 02:00 është marrë njoftim se një makinë po digjet në lagjen ‘10 korriku’ të qytetit të Vlorës.

Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendgjarje kur kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që kishin përfshirë makinën tip ‘Fiat 500’ me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip ‘Mercedes’, e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip ‘Fiat’. Nga kqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme . Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *