• |
ide | kryesore

Gara në PD, Elezi: Rruga e Berishës nuk na çon askund

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Rrugë qorre që nuk të çon askund”, e ka cilësuar Ibsen Elezi rikthimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Elezi, kandidati i vetëm që sfidon Berishën në këtë garë i ka nisur takimet e tij me simpatizantët në Kukës. Elezi ndër të tjera gjatë fjalës së tij, ka kundërshtuar bashkëpunimin e PD me Ilir Metën.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.

Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipëri, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët. Partia është e hapur, por në momentin që ti do kthehesh duhet të nis karrierën nga e para”, tha Elezi.



19 Comments

    1. E din o elez e din. E din shume mire dhe demokratet. Po c te bejn. Ajo parti u katandis. Biznes familjar.
      Ashtu filloi, dhe me si po duken bathet ashtu do vazhdoj.
      Suksese elez.

  1. Kandidati për kreun e PD tha se ka kërkuar debat me kundërshtarin e tij Sali Berisha, gjë e cila është kundërshtuar. Kandidati për kryetar në PD tha se duhet të ndahet nga miti se në pushtet mund ta sjellë vetëm Sali Berisha,salihu nga populli ne zgjedhjet e fundit mori 5970 me pak se ori nebiaj dhe shume te tjere

  2. C askund, thot ki mo.
    Pse nuk e di saliu, mendon ti.
    Kur ta kuptoni ju, qe ai e do partin thjesht, si bomb dore.
    Ateher do ju vijn trut.
    Kur te fillojn akuzat, ju do jeni te paret qe do sakrifioheni per salin.
    Pra ju jeni bomba e saliut.
    Kurse ju kujtoni se jeni faktor per te fituar zgjedhjet.

  3. Per LSI-ne ka shume te drejte. Kjo “parti” familjare u krijua vetem per te grabitur, duke shkaterruar institucionet e shkelur ligjet e moralin.

  4. Iken i jati vjen i biri.
    E rreh dhe e ndiek te birin.
    Vjen prap i jati.
    Un te ve, un te heq, nga testamenti.
    Dhe ju vazhdoni ta quani, parti?

    1. Mire, paske msueeee

      Po krahu tjeter qe voton turpe ??!!!

      Mesa duket nuk i ke problem abuzimet trupore

      Ne Gjendje te rende jeni ju te kuqt

      Ju rujt zoti – thenie e urte kurbinase

  5. Ibsen Elezi nuk eshte njeri i keq. Por ai dhe te tjeret duhet ta pranojne realitetin se ne pd vetem Berisha i ben bashke te gjithe. Te mos jete ai, pd behet kashte e koqe. Do kishte pesedhjete kandidate per kryetare.

    1. Ibsenit nuk është i keq, por nuk ka staturen me debatu me Berishën. Dreqi e mori mirë për komunistët por edhe për demokratët paska qenë i keq Berisha? Lini ore pallavrat. Je thjesht njeri i shitur. Pse merresh me personin, merru me idetë. Jep alternativë. Demokratët e dinë vetë kush i sjellë në pushtet.

  6. Ibsen, nëse Berisha vazhdon të bëjë gabime, duhet të kujdesesh që të mos bësh ti të tuat. Pse është gabim bashkpunimi me LSI e Metën??? Ti duhet të kuptosh mirë se armiku është i mirorganizuar dhe kanë lekë. Juve ju duhet patjetër bashkimi me çdo force opozitare të e çdo ngjyre për t’i luftuar ata.

    Mos harro se edhe Meta është djegur MIRË nga Rama, tashmë janë armiq të betuar, prandaj shfrytëzoje qoftë edhe përkohësisht. Ti duhet të kuptosh mirë realitetin politik dhe social të vendit për të qenë i suksesshëm.

    Pastaj tjetra, që të fitosh duhet të krijosh njëherë figurën tënde publike dhe politike, gjë të cilën Berisha e ka krijuar me kohë. Prandaj duhet të luftosh brenda PD për të arritur sa më shumë, jo jashtë saj.

    Dhe e fundit, nuk bëhet politikë për hir të politikës, por për hir të halleve të popullit e vendit. Që don të thotë të organizoni protesta e demonstrata për problemet që kemi. Thjesht takime të vogla me elektoratin nuk kanë peshë.

    Suksese të mëtejshme!!

    1. Kur zoti Elezi kerkon qe te mos kete bashkepunim me Ilir Meten, kjo eshte kerkesa me natyrale,me legjitime,me logjike!
      PD,sot me shume se kurre, e ka te domosdoshme te merret,se pari, me veten! Pasi te jete mire-organizuar,te konkuroje ne garat elektorale e vetme! Pas zgjedhjeve, do jete rezultati ai qe do percaktoje apo imponoje faktoret bashkepunues!
      Kete po thote z. Elezi. Jo “bashkepunim” paraprak, kompromentues dhe demotivues per demokratet dhe gjithe opozitaret!

  7. Ibsen merru me iden si te permiresohemi Mo’s u merr me doktorrinl Keri buthkuqet e edvina kristaqit te merren me te

  8. hihihihi Bythqiret e PeDes jane shkaterruar perfundimisht prej Malokut Vucidolit Le te shofim gallate me ta

    1. He he nje bythqir patronazhist qe mamit tija I kishte ngrir muti ne byth qenka eksituar o plehera sllave erdhi pd ne pushtet qe u zhduku urin shekullore ju Morea te kuq

  9. PD eshte bere qesharake me paaftesine per te menaxhuar fantazmen e Berishes. Harxhojne energji e kohe per nje politikan te vdekur. PD duhet ta varose politikisht Berishen ne te kunderten ai i flamosuri do ju mare me vete ne varin e tij politik.

  10. E guximshe venia e kanditatures. Shume me te guximshme kerkesat: Debatin dhe largimin e Albania Vokshit. Mendoj qe edhe pse nuk fiton zgjedhjet, ftore edhe me e madhe do te ishte nqse nuk terhiqesh nga kerkesat e tua. Ne te kundert, nqse nuk ju pranohen kerkesat ben mire te terheqesh kandidaturen.

  11. Eshte per te ardhur keq qe analizohet ne kete menyre,pa kurrfare argumenti, garimi I Ibsenit!
    Askush nuk fokusohet ne ate cfare eshte kerkuar me insistim nga zoti Elezi, gara me debat. Perse Berisha I shmanget? Perse nuk I qendron nje premtimi qe e ka shpallur gjate gjithe turit te ” foltoreve”?
    Per Elezin kjo sprove do vleje shume si mundesi per nje analize Cilesore! Te gjithe merren me ate cka “duket” me koment shifrash. Nje analize e imet,e thelle,kirurgjikale e gjithe kesaj fushate tejet te cunguar do u behet prezente demokrateve. Aty do shohim e kuptojme( nese jemi te interesuar) arsyet e angazhimit te zotit Elezi ne kete gare, e perseris, jo korrekte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *