• |
ide | kryesore

Gjimnazi Sami Frashëri/ Tabaku nxjer dokumentin e mashtrimit të Veliajt

-Instant, Arkiva, Të fundit



Replikat dhe kundër replikat mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut në lidhje me rindërtimin e gjimnazit Sami Frashëri, janë shndërruar në një sagë të vërtetë duke përfunduar dhe para gjykatës. Kryebashkiaku e ka paditur deputeten e opozitës për shpifje duke pretenduar se ajo gënjen kur thotë se ndërtesa e vjetër u është shembur pa plan dhe pa leje ndërtimi që në vjeshtën e vitit 2020.

Por Tabaku ka arritur më në fund të sigurojë një dokument të lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Regullimit të Teritorit për qendrën Rspublika i cili i jep të drejtë akuzave të saj. “Një shkresë e institucioneve shtetërore tregon se si Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj kanë ndërtuar pa një leje ndërtimi. Një shtet ku sundon ligji lips që gjithsekush të ndëshkohet për shkeljen e tij, ndërsa një qeveri ku sundon oligarkia dhe korrupsioni kanë vetëm nëj qëllim; shkeljen e ligjit për përfitimet personale” ka shkruar Tabaku në llogarinë e saj në facebook duke publikuar edhe dokumentin. Sipas saj aty vertetohet:  “E para, shkolla Sami Frashëri u shemb pa një plan ndërtimi të miratuar nga institucionet përkatëse.
Së dyti, shkolla u shemb dhe nuk u morr një leje ndërtimi për ta ndërtuar atë, pra punimet u kryen në shkelje të plotë të ligjit. Nëse një qytetar arrestohet përse nuk ka marrë leje për të rregulluar avllinë apo çatinë, kryebashkiaku Veliaj bën qejf duke shkelur ligjin.
Së treti, u gënjeye kur u fol se shkolla do të rindërtohet me fondet e Bashkimit Europian kur ndërkohë u ndërtua me paratë e taksapaguesve të Tiranës që përpos inceneratorit që e paguajnë 90 mijë euro në ditë, kanë paguar 3 herë më shtrenjtë këtë shkollë”, thotë ajo duke shtuar: qytetaët nuk do ta harrojnë as këtë krim të kryer nga një nejri që ka betonizuar Tiranën.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Jorida eshte perfekte per kryetare te PD nqse tejkalon lidhjen okulte me zhgenjyesin Basha, i cili sigurisht duhet te kthehet ne parti dhe te jape prova se nuk ka qene vegel qorre e Rames. Bravo zonje, te admiroj sinq.

  2. Ku njohin ligje dhe rregulla delenxhinjte mavi . Para para para dhe vete para ka ne mendjen dhe shpirtin e tyre . Kane humbur çdo ndjenje njerezore . Jane kail te kalojne edhe mbi kufoma mjafton qe te fitojne para

  3. Nuk e dija se duhet nje leje ndertimi per te shembur nje ndertese ! .
    Ndersa , sa per ate qe ne fillim u premtua qe shkolla do ndertohej me fondet e BE, por me pas u ndertua me taksat tona , nuk shoh asgje te paligjshme. Mund te kete qene nje premtim te BEs per ndertimin e shkolles , por me pas financimi nuk u realizua. Atehere bashkia vendosi ta ndertoje me buxhetin e saj .
    KU ESHTE PROBLEMI KETU ?

    1. asnje problem patronazhist
      qimen ne syrin e berishes e shikoni me kilometra larg , ndersa hellin ne bythen tuaj jo qe se shihni por as edhe e ndjeni . jeni thjesht kurva partie

  4. Po per keta plehrat e politikes pse nuk vepron drejtesia? A po i fusni fukarenjte ne burg per nje gardh, athere pse keta i lini te lire . Keta plehra me ndertimet vend e pa vend po na bejne gjemen , e kthyen shqiperine ne nje geto te madhe

  5. Jorida Tabaku eshte denuar nga gjykata me vendim te formes se prere per shpifje. Kaq mjafton per figuren e saj publike. Ka te tjere qe dine edhe ca bohej te zyrat e saj ne bashki me BF.

  6. Boll o shushunje se vilen ne durres e ke marre nga i njejti ndertues i pallatit te Sami Frasheri.Mjaft i lodhet njerzit se njesoj jeni

  7. Ti duhet te jesh ne burg o pederast zdroms o te shkerdheft malokeria , shpellaria , cecenia ter fisin e faren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *